Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen 6 persona

Publikuar me datë:

Një aksident ka ndodhur sot (1 korrik) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas.

Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Katër persona që udhëtonin në të janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas ambulancës në vendngjarje dhe policia e qarkullimit rrugor e cila po disiplinon trafikun e rënduar dhe njëkohësisht po kryen veprimet e para hetimore.

Të lënduarit në spitalin e Lushnjës sipas bluzave të bardha nuk kanë rrezik për jetën.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierën anësore, e më pas ka përfunduar duke i rrotulluar disa herë dhe ka ndaluar përmbys në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes ku kërcënon protestuesit

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa nga mesazhet që Braçe ka shkëmbyer me aktivistët, ku i kërcënon se “do bëhen të njohur”, teksa përdor edhe shprehjet “ti dhe rraca jote”.  Gjithashtu Braçe ka ofenduar aktivisten, duke i thënë “ordinere”, teksa kjo nuk […]

Të Gjelbrit Evropianë mbështesin protestën, Vula Tsetsi: Nuk mbyllet kapitulli 27 pa u zgjidhur Zverneci

Ndërkombëtarët po mbështesin çdo ditë dhe më shumë protestën...