Këshilli i qarkut Shkodër zhvilloi Tryezën Rajonale “Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit”, duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, drejtues të bashkive, operatorë turistikë dhe specialistë të fushës.
Në fjalën e tij, Kryetari i Qarkut Edmond Ndou theksoi se turizmi mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të rajonit, duke nënvizuar potencialin e jashtëzakonshëm që Shkodra ofron falë diversitetit natyror dhe kulturor.
Tryeza u vlerësua si një platformë e rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi, ndërsa pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në funksion të promovimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të potencialeve turistike të Qarkut Shkodër.

