EMRAT/ Tensionet dje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar

Publikuar me datë:

Arrestohen 14 protestues lidhur me protestën para Kryeministrisë në ditën e 94 të qëndresës së tyre. Mësohet se disa prej të arrestuarve janë; Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.

Kujtojmë se dje për rreth 2 orë protestuesve bllokuan hyrjen e Kryeministrisë, duke bërë që Rama të qëndronte në zyrën e tij. Gjatë protestës pati përplasje me policinë, ndërkohë pas shoqërimit të disa prej protestuesve, protesta u zhvendos te komisariati nr.1 dhe më pas te 3-shi.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete të larta shtetërore, arrestohen 14 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë.

Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dy makina pëplasen “kokë më kokë” në Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur rëndë

Dy automjete u përplasen ballë për ballë në aksin...

Ra në krye të detyrës 10 vite më parë/ Mbesa e vogël nderon Ardian Kodrën, gjyshin që e njeh vetëm përmes kujtimeve

Dhjetë vite pas rënies së tij në krye të detyrës, efektivi i FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra, u përkujtua në një ceremoni në nderim të figurës dhe kontributit të tij në Policinë e Shtetit. Mes momenteve të ceremonisë, veçanërisht prekës ishte qëndrimi i mbesës së vogël pranë varrit të gjyshit të saj. Ajo nuk pati mundësinë […]

Del jashtë kontrollit zjarri në Ulëz të Matit, përparon me shpejtësi. Evakuohen disa familje

Prej katër ditësh, situata nga zjarri në Njësinë Administrative...

Situatë kritike në Ulëz, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës...