Kosovë/ Arrestohet një person në Merdar nën dyshimin për spiunazh

Publikuar me datë:

Një mësues nga Kosova është arrestuar nën akuzat për spiunazh në favor të Serbisë. Fehim Sali, shtetasi i ndaluar, u kap në pikën kufitare të Merdares gjatë një operacioni të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Organi i akuzës dyshon se Fehim Sali ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA), duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviç.

Sali ushtronte profesionin e arsimtarit në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Përveç kësaj, ai dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës për çështje pronësore, sigurimin e dokumenteve serbe dhe mbledhjen e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiçit.

Në deklaratën zyrtare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thekson se, në bashkëpunim me Policinë, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të çështjes.

Një tjetër ngjarje përfshin Dugagjin Muxhuni, një qytetar tjetër i Kosovës, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit midis Serbisë dhe Kroacisë.

Sipas familjes së tij, fillimisht ai është ndaluar për verifikim dhe më pas është transferuar në Beograd, ku ndaj tij po kryhen procedurat përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related