Emigrant shkodran, Gjergj Marena, përmes një statusi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje kryebashkiakut Benet Beci që të ndërhyjë për largimin e objektit që ai e cilëson si të paligjshëm, në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Çinarit të Hoxhë Dheut.
Në reagimin e tij, Marena shpreh shqetësimin për mosndërhyrjen e Bashkisë, duke ngritur pyetje mbi arsyet që, sipas tij, kanë penguar largimin e objektit.
“Pse nuk i largoni? Apo dëshironi të na krijoni konflikt të panevojshëm me abuzuesit e këtyre objekteve të paligjshme?”, shkruan ai.
Marena akuzon Bashkinë se, në vend që të parandalojë konflikte të tilla, po krijon terren për përplasje dhe kërkon një përgjigje publike nga kryebashkiaku Beci.
Postimi i plotë:
Zoti Benet Beci,disa her ju kam ba thirrje te kryeni detyren qe ju takon.Pra te largoni kte objekt abuziv ne Rrugen Kongresi i Manastirit,30 metra larg Çinarit te Hoxh Dheut.
Cili asht qellimi juej,pse nuk i largoni?Apo deshironi te na krijoni konflikt te pa nevojshem me abuzuesit e ktyne objejteve te pa ligjshme?
Nga shuese e konflikteve te tilla,ju si Bashki po baheni nxitse e ktyne konfikteve.Personalisht un ju quej ju pergjegjes direkt ne se do te kem ngjarje te padeshirueshme rreth ktij abuziviteti.Pergjigju,apo i pergjigjesh vetem atij që nuk asht qytetar shkodran,Surrelsit Edi Rama?


