“Mund t’ju boshatisin llogaritë!”/ Qytetarët të rrezikuar, shtohen SMS-të mashtruese në emër të bankave. Policia bën lëvizjen e radhës

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat dërgohen në emër të bankave me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve.

Sipas Policisë, mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë identitetin brenda 24 ose 31 orëve, duke i drejtuar përmes lidhjeve elektronike drejt faqeve të falsifikuara që imitojnë ato zyrtare të bankave.

Kjo skemë, e njohur si “Smishing”, synon të përvetësojë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për të hyrë në llogaritë e qytetarëve dhe për të kryer transaksione të paautorizuara.

Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhjet e dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare, PIN-et apo kodet e sigurisë. Në rast se kanë plotësuar të dhënat në faqe të tilla, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën për bllokimin e kartës ose të aksesit në llogari.

Strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik po punojnë për identifikimin e autorëve, ndërsa qytetarëve u kërkohet të raportojnë çdo rast të dyshimtë në Polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe