Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës po vazhdon të ulet, pavarësisht reshjeve të fundit. Tërheqja e ujit ka bërë që rrënojat e Kukësit të Vjetër të dalin sërish në sipërfaqe.

Të dhënat më të reja tregojnë se kuota e liqenit është ulur në 260 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet aktualisht janë nën 45 m³ ujë për sekondë. Për shkak të rezervave të pakta ujore, hidrocentrali i Fierzës mbetet jashtë funksionit.

Kjo është hera e dytë në dhjetë muaj ku rrënojat e qytetit të vjetër bëhen të dukshme mbi sipërfaqen e liqenit. Krahas rëndësisë historike që risjell kjo pamje, tkurrja e ujit po ngjall shqetësime edhe për gjendjen e ekosistemit dhe të organizmave ujore.

Për situatën hidrike në të gjithë kaskadën e Drinit dhe mundësinë për rikthimin në punë të hidrocentralit të Fierzës, do të jenë vendimtare sasia e reshjeve dhe prurjet në ditët në vijim. /Albania Express News/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe