E rëndë në Poliçan! Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhitom të Poliçanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji. Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, kur gjatë punimeve është shkëputur papritur një masiv dheu.

Dheu ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Velipoja vijon të tërheqë pushues edhe në ditët e fundit të gushtit

Edhe pse gushti po i afrohet fundit, Velipoja vijon...

30 gushti/ Spahia: Viktimat presin, xhelatët rikthehen “të rilindur”

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë,...

Qafa e Thorës, ndalesa panoramike që mirëpret turistët drejt Thethit

Rruga drejt Thethit nis për shumë vizitorë me një...