Dosja e “SHISH”/ Gjykata liron Emro Sulejamin, lë në burg Fatjon Kalluçin

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Emro Sulejamit, kryekamerier i një lokali pranë rezidencave qeveritare në Durrës, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e shpallur më 3 nëntor 2026, gjykata ka caktuar ndaj tij dy masa sigurie: ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Sipas vendimit, Sulejami nuk mund të largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin paraprak të gjykatës dhe nuk mund të përdorë dokumentet e identifikimit për të dalë jashtë vendit pa këtë autorizim.

Gjithashtu, ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 09:00, pranë oficerit të policisë gjyqësore që heton çështjen, si dhe sa herë të thirret nga organet proceduese.

Ndërkohë, për Fatjon Kalluçin, ish Shefi i Sektorit të Administrimit të Provave në Institutin e Policisë Shkencore, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin nr. 70, datë 24 shtator 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa u përket masave të sigurisë të caktuara ndaj tij.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Florjan Kalaja, është urdhëruar Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ekzekutimin e tij.

Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit të vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake, në bazë të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Kujtojmë se Sulejami dhe Kalluçi akuzohen në dosjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related