Detaje/ Zbulohet shuma që u vodh dje nga banka në Komunën e Parisit

Tre minuta i mjaftuan një personi të armatosur dhe të maskuar për të grabitur arkën e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit këtë të hënë paradite.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, nga shqyrtimi i pamjeve të sigurisë të sekuestruara tashmë nga hetuesit, dyshohet se autori, ende i paidentifikuar, kishte njohuri të thelluara për ambientet dhe mënyrën e funksionimit të bankës.

Autori, që mbante një skafandër dhe ishte i armatosur me pistoletë, sapo hyri në bankë, kërcënoi rojen dhe e izoloj në pjesën fundore të ambienteve. Më pas kaloi banakun e arkës, ku arriti të mbledhë të gjitha paratë që gjeti në sirtarë. Sipas përfaqësuesve të bankës, shuma e grabitur arrin afro 60 mijë euro.

Pasi kreu grabitjen, i pashqetësuar dhe pa shkaktuar lëndime, ai u largua nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë.

Për zbardhjen e rastit, Policia e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe është duke punuar në disa pista për identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe