Puka digjet, turbinat vijnë/ Malet e shkrumbuara parashikohen për parqe eolike, banorët: A u dogjën për energjinë?

Publikuar me datë:

Pak ditë pasi zjarret masive përfshinë pyjet e mbrojtura të Pukës, mësohet se bashkia e qytetit, ka njoftuar hapjen e konsultimeve publike, për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike. Konsultimet publike për atë që bashkia e cilëson ekonomi pyjore, bëhen pikërisht për zonat e përfshira nga zjarret si: “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Nga uebsajti zyrtar i bashkisë, rezulton se njoftimi është publikuar në datën 20 gusht, kohë kur banorët dhe zjarrfikëset ishin në luftë me flakët. Datat e publikuara për mbajtjen e konsultimeve janë 9-10 shtator, por banorët e zonave të prekura nga zjarret dhe nisma, kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e lidhur rënien e zjarreve, me projektet e zhvillimit.

“Me sa duket, kjo qenka arsyeja që malet tona u dogjën. Ne rrezikuam jetët tona dhe të foshnjave në djep që të mos përhapeshin zjarret, por nëse kjo është arsyeja, ju bëj thirrje banorëve të njësisë administrative Gjegjan duhet të kundërshtojnë masivisht këtë projekt”, thotë një prej banorëve.

Për pothuaj 10 ditë, zjarret përfshinë Tërbunin, Kuzhnenin, Gojanin e Madh e të Vogël dhe Gjegjanin, duke shkrumbuar 10-tra hektarë pyje e duke rrezikuar edhe banesat. Në fillim, banorët akuzuan institucionet se ndërhynë me vonesë, duke i lejuar zjarret të dalin jashtë kontrollit. Por ndërsa pyjet përpiheshin nga flakët, për të njëjtat zona, bashkia e Pukës kishte hapur thirrje për konsultime publike për instalime Turbinash Eolike. Por çfarë janë këto turbina dhe si ndikojnë në mjedis? Një turbinë me erë është një pajisje mekanike që shndërron energjinë e erës në energji elektrike. Parqet eolike, kontribuojnë në gjenerimin e energjisë së rinovueshme, zvogëlojnë gjurmët e karbonit dhe ofrojnë pavarësi energjetike, megjithatë, ato e përballin shoqërinë dhe rajonet ku instalohen, me sfida të tilla si përdorimi i tokës dhe ndikimi në jetën e egër.

Parqet eolike kundërshtohen për shkak se mund të dëmtojnë zonat e mbrojtura dhe vendet e trashëgimisë. Bashkia e Pukës, njofton se vendosja e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike, ka qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe kjo bëhet, pasi në zonën për të cilën flitet, janë ndërtuar një sërë hidrocentralesh që kanë mbledhur burimet ujore duke shkaktuar thatësirë për banorët.

  • puka
  • zjarr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qipro: Një varkë me 279 persona u mbyt pranë Kyrenias së pushtuar

Të paktën një i vdekur – 159 pasagjerë të...

Boks/ Nelson Hysa i pathyeshëm, hedh në tapet norvegjezin Narmo pas vetëm dy raundeve

Nelson Hysa siguroi të shtunën fitoren numër 25 në karrierë,...

Dhuna te Elbasani-Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: E patolerueshme, të merren masa!

Dhuna në ndeshjen mes Elbasanit dhe Vllaznisë, është konsideruar...