E rëndë në Kosovë, 80-vjeçarja vritet nga bashkëshorti

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe ditën e sotme në Kosovë, ku një e moshuar 80-vjeccare është gjetur pa shenja jete në banesë.

Sipas mediave nga Kosova, dyshohet se krimi është kryer nga bashkëshorti I viktimës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se bashkëshorti I viktimës është shoqëruar në komisariat dhe po kryhet marrja e tij në pyetje në përpjekje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“ Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, ka thënë Bytyqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related