E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku shtetasi me inicialet Xh. K., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe.

E plagosura është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa shërbimet e Policisë e kanë shpallur në kërkim dhe po zhvillojnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë...

Këmbimi valutor 12 korrik, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Emri/ Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë, u qëllua teksa po hynte në shtëpi

Një vrasje është shënuar pak pas mesnate në fshatin...