Ina Zhupa: Rama kërkon të përdorë paratë e buxhetit kundër protestës studentore

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë për të rekrutuar 630 efektivë të rinj në Policinë e Shtetit, duke e përshkruar këtë hap si një shenjë të pasigurisë së Edi Ramës përballë protestave të studentëve. Zhupa akuzon kryeministrin se po abuzon me fondet publike për të forcuar radhët policore që, sipas saj, kanë për qëllim represionin ndaj popullatës dhe ruajtjen me çdo kusht të pushtetit të tij. Ajo thekson se as studentët, as qytetarët nuk do t’i ndalë presioni policor apo masa të tjera, ndërsa protestat do të vazhdojnë çdo ditë me kërkesën për largimin e Edi Ramës.

Reagimi Ina Zhupës:

“Edi Rama është tmerruar nga protesta studentore. Dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka marrë një vendim për të shtuar 630 punonjës të rinj në Policinë e Shtetit. 630 vetë, të cilët t’i përdorë për të dhunuar qytetarët shqiptarë, t’i përdorë si milici për të mbajtur karrigen me çdo kusht.”

“Përdor paratë e buxhetit të shtetit, paratë e shqiptarëve, që të marrë më shumë forca që kundërshtojnë protestën, që dhunojnë protestuesit dhe që mbrojnë Edi Ramën.”

“Ky është fundi i një diktatori. Kur frika bëhet aq e madhe sa duhet të shtosh forcat policore, e kupton që ora po të vjen.”

“Qytetarët shqiptarë, studentët shqiptarë, nuk ndalen në protestën e tyre, pavarësisht masave ligjore që ti merr, shtimit të numrit të policëve apo çdo represioni tjetër që përdor në institucionet ku ata kryejnë shkollën apo kanë punën e tyre.”

“Çdo ditë e më shumë, çdo ditë në protestë për të kërkuar largimin e Edi Ramës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Samuel Nikaj emërohet drejtor i Akademisë Vllaznia

Samuel Nikaj është drejtori i ri i Akademisë Vllaznia....

Vdekja e Arlinda Zekajt, 11 zyrtarë policorë pezullohen në Kosovë

Njëmbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar lidhur...