DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure.

Sipas burimeve hetimore, viktima sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte, kur është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. Edhe pse ka tentuar të largohet, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur pranë hyrjes së godinës. Mësohet se ndaj tij janë shkrepur shtatë plumba.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin kryesor të dyshuar, Emiljan Suti, i njohur edhe me emrin Artur Suti, 40 vjeç, banues në Laç.

Sipas burimeve, pas krimit autori dyshohet se është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse ai është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe në identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe banonin në të njëjtën lagje. Mësohet gjithashtu se mes tyre kishte pasur konflikte edhe disa kohë më parë, pistë që po verifikohet nga grupi hetimor si një nga motivet e mundshme të vrasjes.

Në kuadër të hetimeve janë shoqëruar në komisariat nëna dhe vëllai i autorit të dyshuar, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij vijojnë me intensitet.

Sipas Policisë, Emiljan (Artur) Suti ka precedentë të theksuar kriminalë, brenda dhe jashtë vendit. Ai rezulton i dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ka precedent për armëmbajtje pa leje dhe është arrestuar më parë në Belgjikë për vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BIRN: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

Forma e re e rezistencës, e ndërthurur me frymën...

Lirohen më shumë se 40 fëmijë dhe mësues të rrëmbyer në Nigeri

Ushtria e Nigerisë njoftoi se ka liruar të 44...

Norvegjia e ndalur nga shtyllat dhe VAR, dopieta e Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale

Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit pasi mposhti...

Alarm në aeroporte: Sistemi i ri i BE shkakton vonesa masive

Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme...