Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë shqyrton më 10 dhjetor kërkesën e ish-ministrit

Publikuar me datë:

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 10 dhjetor kërkesën e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm, i cili kërkon të deklarohet i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka depozituar një rekurs kundër vendimit aktual të dënimit, duke kërkuar një masë më të rëndë. SPAK shpreh kundërshti ndaj faktit që Tahiri u shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa kërkon që ai të mbajë përgjegjësi penale për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për këtë, prokuroria ka kërkuar një dënim prej 12 vitesh burg.

Më herët, Gjykata e Apelit të Posaçëm kishte vendosur një dënim me 5 vite burg për Tahirin. Nëpërmjet gjykimit të shkurtuar, kjo masë u ul në 3 vite e 4 muaj heqje lirie.

Pasi kaloi një pjesë të dënimit në qeli, ish-ministri u lirua nga Gjykata e Elbasanit për shkak të rrethanave familjare, pa e vuajtur plotësisht dënimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tym i dendur mbulon Elbasanin, shqetësim për ndotjen e ajrit në Bradashesh

Tym i dendur është ngritur në qiell, duke u...

Samuel Nikaj emërohet drejtor i Akademisë Vllaznia

Samuel Nikaj është drejtori i ri i Akademisë Vllaznia....

Ina Zhupa: Rama kërkon të përdorë paratë e buxhetit kundër protestës studentore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj...