Dosja Balluku/ SPAK fletëthirrje të dytë për Igli Taren

Publikuar me datë:

SPAK firmos një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare dhe kërkon që ai ta paraqitet për të dëshmuar në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin, kryesisht në drejtim të pasurisë së znj.Balluku”, tha një burim pranë SPAK.

Thirrja e Igli Tares erdhi fill pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.

Më herët, SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. Në fletëthirrjen e dytë, hetuesit konfirmojnë se janë marrë masat që Tare të marrë njoftim.

Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve, që nga tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe.

Javët e fundit, janë intensifikuar hetimet lidhur me të, në drejtim të pasurisë. Aktualisht ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve, kundër të cilave ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë./ Vna.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...