Dogji malin e Shëngjinit, përfundon në pranga 57-vjeçari nga Lezha

Publikuar me datë:

Një 57-vjeçar nga Shëngjini është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji një sipërfaqe të gjerë pyjore në malin e Shëngjinit.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 3 korrik në zonën e njohur si “Sagë”, ku shtetasi Bashkim Alija dyshohet se kishte ndezur zjarr për të asgjësuar mbetje pranë aktivitetit të tij tregtar. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, të favorizuara nga kushtet atmosferike, janë përhapur drejt zonës pyjore.

Gjatë zjarrit, është aktivizuar edhe një predhë e vjetër luftarake që ndodhej në terren. Nga shpërthimi ka mbetur i lënduar lehtë një 30-vjeçar që po kalonte me automjet në atë zonë. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet zbuluan gjithashtu se i dyshuari kishte larguar pajisjen DVR të kamerave të sigurisë së biznesit të tij, veprim që dyshohet të jetë kryer për të fshehur prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 57-vjeçari u vu në pranga dhe do të përballet me disa akuza penale që lidhen me shkaktimin e zjarrit, dëmtimin e mjedisit, pengimin e hetimeve dhe plagosjen nga pakujdesia.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, duke paralajmëruar se çdo rast që shkakton zjarr do të ndiqet me rigorozitet ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2.7 miliardë euro/ Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën

Kompania suedeze e mbrojtjes Saab ka nënshkruar një marrëveshje...

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e ri, Emiljano Musta firmos me kuqeblutë

Klubi i futbollit KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e...

Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

Kompania 2T, në bashkëpunim me vëllezërit Sako dhe Salillari,...

Emigrantët mbërrijnë në Tiranë për protestën

Autokolona e emigrantëve shqiptarë që ka ardhur për t’u...