Nga stërvitja te Vllaznia te kontrata në Irlandë, Endri Mustali nis aventurën e re

Publikuar me datë:

Endri Mustali, një sulmues 19-vjeçar nga Kopliku, ka firmosur dje me skuadrën Bray Wanderers në Irlandë. Kjo zgjedhje vjen si një surprizë për futbollistin, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në Amerikë, ku dhe nisi karrierën në futboll. Në ditët e fundit, Mustali ishte pjesë e skuadrës Tampa Bay Rowdies në kampionatin USL.

Surprizë për këtë transferim është fakti se ai ka stërvitur për disa muaj me Vllazninë, dhe gjithçka tregonte se një kontratë me këtë klub ishte e sigurt. Sidoqoftë, ai ka vendosur në fund të ndryshojë drejtim dhe kështu u paraqit në Irlandë për të nënshkruar kontratën e tij.

Bray Wanderers, një ekip i ligës së dytë irlandeze, përfaqëson sipas Mustalit mundësinë e duhur për të filluar karrierën e tij të profesionistit në futbollin e rritur.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...

Zjarret/ 3 vatra aktive, shuhen flakët në Dibër dhe Fier

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 vatra...