Djali i Jakup Krasniqit reagon pas nisjes së të atit drejt Hagës: Mirënjohje për secilin prej jush

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur falënderime për gjithë ata që kanë ofruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen e tyre.

Përmes një mesazhi të veçantë, Altin Krasniqi ka theksuar vlerësimin për ndihmën dhe përkrahjen e marrë nga qytetarët dhe ata që i janë gjendur pranë familjes së tij.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë publikisht.

Kjo falënderim vjen pas një periudhe të vështirë për familjen Krasniqi, e cila thotë se ka çmuar çdo fjalë, gjest dhe përkrahje të marrë gjatë këtyre ditëve.

Jakup Krasniqi u largua nga shtëpia e tij në Prishtinë të shtunën, duke mbyllur vizitën katërditore pranë familjes.

Nën masa të ashpra sigurie, ai u dërgua në aeroport për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në paraburgim në kuadër të procesit në Dhomat e Specializuara.

Momenti i largimit u shënua nga emocione të forta, lot dhe përqafime. Djali dhe vajza e përshëndetën në prag të shtëpisë, ndërsa të afërmit e tjerë e panë nga ballkoni.

Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Kosovë, Krasniqi qëndroi pranë familjes i shoqëruar nga anëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe