Një automjet Audi A8 u përfshi nga flakët në bypass-in pranë zonës së Radhimës.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, makina është shkatërruar tërësisht si pasojë e zjarrit. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga incidenti.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vend dhe ndërhynë për të shuar zjarrin.
Arsyet e shpërthimit të flakëve nuk janë ende të qarta; hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet.

