Detajet/ Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Publikuar me datë:

Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tuscias, Itali. Prej disa orësh vijojnë kërkimet për gjetjen e Luigi Cavallari, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella.

Sipas informacioneve paraprake, Cavallari, 84 vjeç, ishte në një varkë me bashkëshorten e tij kur u hodh në ujë për të notuar, por papritur nuk u pa më të dilte në sipërfaqe. Ishte vetë ministrja ajo që dha alarmin dhe njoftoi autoritetet.

Menjëherë në zonë nisën operacionet e kërkimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zhytësit e zjarrfikësve, ndërsa gjatë natës kërkimet janë vijuar edhe me mjete të specializuara, përfshirë një robot nënujor me telekomandim.

Për gjetjen e tij janë angazhuar ekipe zhytësish nga Roma, Napoli dhe Firence, të pajisur me mjete për kërkime në ujëra me shikueshmëri të ulët.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e zhdukjes së tij. Operacioni paraqitet i vështirë pasi liqeni i Vico-s ka një thellësi që arrin deri në rreth 50 metra dhe kushte të ndërlikuara në fundin e tij.

Luigi Cavallari është i njohur edhe për karrierën e tij akademike. Ai është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” të Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related