Del jashtë kontrollit zjarri në Ulëz të Matit, përparon me shpejtësi. Evakuohen disa familje

Publikuar me datë:

Prej katër ditësh, situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike.

Flakët kanë përfshirë qindra hektarë pyje me pisha, dushqe dhe bimësi të tjera, duke u përhapur në zonat e Lundres Trodhenes dhe Madheshit.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po përparon me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur dhe flakët e bëjnë  të pamundur ndërhyrjen nga toka, raporton gazetari Enver Doçi.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, për shkak të flakët, janë evakuuar disa familje nga Madheshi. Zjarri ka rrezikuar edhe banesa dhe stane me bagëti

Sot, forca të shumta janë nisur drejt Madheshit për izolimin  vatrave te zjarrit

Në terren ndodhen punonjës të Bashkisë Mat, zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të ushtrisë, të cilët prej katër ditësh po përpiqen për izolimin e flakëve.

Për shuarjen e zjarrit është përdorur edhe një helikopter, i cili prej tre ditësh punon për shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret nuk ndalen në Lundrë të Matit, rrezikohen stanet dhe banesat

Ka rinisur operacioni në fshatin Lundrë që në orët...

Dy makina pëplasen “kokë më kokë” në Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur rëndë

Dy automjete u përplasen ballë për ballë në aksin...

Ra në krye të detyrës 10 vite më parë/ Mbesa e vogël nderon Ardian Kodrën, gjyshin që e njeh vetëm përmes kujtimeve

Dhjetë vite pas rënies së tij në krye të detyrës, efektivi i FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra, u përkujtua në një ceremoni në nderim të figurës dhe kontributit të tij në Policinë e Shtetit. Mes momenteve të ceremonisë, veçanërisht prekës ishte qëndrimi i mbesës së vogël pranë varrit të gjyshit të saj. Ajo nuk pati mundësinë […]