Deklaratë tronditëse e Hossam Hassan pas humbjes ndaj Argjentinës: Ndeshja ishte e manipuluar

Publikuar me datë:

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka bërë një deklaratë të fortë pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës, duke ngritur dyshime për mënyrën se si u zhvillua sfida.

Tekniku egjiptian nuk i kurseu akuzat, duke pretenduar se rezultati ishte i paracaktuar.

“Do të them atë që kam në mendje, pavarësisht pasojave. Kjo ishte qartësisht një ndeshje e manipuluar dhe e gjithë bota e pa.”

Hassan shkoi edhe më tej në deklaratën e tij, duke vënë në pikëpyetje integritetin e kompeticionit.

“Dua të them edhe një gjë tjetër: Nëse duan që Argjentina të fitojë kaq shumë, atëherë pse i ftojnë të gjitha skuadrat të marrin pjesë?”

Deklaratat e trajnerit pritet të shkaktojnë debat të madh në botën e futbollit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse organet kompetente do të reagojnë ndaj këtyre akuzave të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trump-in me Netanyahu-n

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kundërshtuar thirrjen e...

“Nuk ka më legjitimitet”/ Neomalsorja për Euractiv: Rama nuk është Shqipëria!

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë një intervistë për Euractiv, ku ka theksuar se Brukseli duhet të ndalojë së trajtuari Edi Ramën si zëri i vetëm evropian i vendit. Deputetja e cila u largua muajin e kaluar nga Partia Socialiste, tha se nuk mund të qëndronte më në një forcë politike që po ndjek […]

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mblidhet sot...