Dasma e shumëpritur e Ronaldos dhe Georginas bëhet javën e ardhshme

Publikuar me datë:

Dasma e shumëpërfolur e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez pritet të mbahet javën e ardhshme, sipas një raportimi të fundit nga The Sun. Fillimisht, ishte planifikuar që ceremonia të zhvillohej këtë fundjavë në Madeira të Portugalisë.

Sipas të njëjtit medium, ndryshimi i datës erdhi pasi prona historike Quinta da Regaleira në Sintra, e cila përflitej si vendi ku dyshja do të kurorëzohej, vazhdoi të qëndrojë e hapur për vizitorët.

Raporti i The Sun sugjeron gjithashtu se dasma do të mbahet në katedralen e Funchal, kryeqyteti i Madeirës, ndërsa pritja zyrtare do të organizohet në Pallatin Savoy. Po ashtu, është bërë e ditur se mysafirët e hotelit janë njoftuar se dy kate të tëra së bashku me disa ambiente baresh do të jenë të mbyllura për publikun për shkak të një eventi privat.

Për momentin, as Cristiano Ronaldo dhe as Georgina Rodriguez nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtar për datën apo detajet e dasmës.

Dyshja u fejua në gusht të vitit 2022 pas një lidhjeje tetëvjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...