Çmimet më të lartë të paketës bazë të internetit celular në rajon i zë Shqipëria

Publikuar me datë:

Shqipëria ka regjistruar koston më të lartë të internetit celular në raport me të ardhurat e saj në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç tregohet nga të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kostoja mesatare e shportës mujore për shërbimin e internetit me brez të gjerë në Shqipëri për vitin 2025 është jetësohet në 1.69% të të ardhurave mujore bruto (GNI).

Me këtë përqindje, Shqipëria është duke u pozicionuar ndjeshëm më sipër se vendet e tjera të rajonit dhe mesatarja globale. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut renditet me 1.31% të GNI, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 1.17%, Mali i Zi me 1.01%, dhe Serbia me 0.96%. ITU nuk siguron të dhëna për Kosovën.

Shqipëria gjithashtu ka kosto të dukshme më të larta se mesatarja ndërkombëtare, e cila është 1.38% e GNI.

Po ashtu, Shqipëria pozicionohet afër niveleve më të larta për shportën e komunikimit me përdorim të lartë, e cila përfshin 140 minuta, 20 SMS dhe 5GB, me një kosto prej 1.95% të GNI. Në këtë kategori, Shqipëria është e dyta në rajon, pas Maqedonisë së Veriut e cila ka 2.1% të GNI. Pas Shqipërisë, renditen Bosnjë-Hercegovina me 1.86%, Serbia me 1.49% dhe Mali i Zi me 1.01%.

Mesatarja globale e kostos për këtë shportë arrin në 1.54%.

Vlerësimi i përballueshmërisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri është realizuar duke ndjekur metodologjinë e ITU, e cila mat koston e shportave standarde të teknologjisë informacionit dhe komunikimit (TIK) në raport me të ardhurat kombëtare bruto për frymë. Një prag prej 2% të GNI për frymë shërben si kufiri referues për të përcaktuar përballueshmërinë e shërbimeve bazë.

Analizat e AKEP sugjerojnë se shërbimet celulare ndodhen në një situatë më të favorshme, me të gjitha shportat, përfshirë ato me konsum të ulët dhe ato me konsum të lartë, duke u pozicionuar nën ose shumë pranë pragut prej 2% të GNI për frymë.

Ndërkohë, shporta për broadband-in fiks ka treguar një përmirësim gradual, duke rënë nga 2.31% në vitin 2024 në rreth 2.08% në vitin 2025, duke iu afruar kështu pragut të përballueshmërisë në nivele më të arsyeshme.

Pas vitit 2023, konsumatorët shqiptarë pritet të përballen me një rritje graduale të çmimeve për shërbimet e komunikimit, veçanërisht në sektorin celular. Ky ndryshim ndodh në një periudhë ku tregu ka përjetuar një përqendrim në dy operatorë kryesorë.

Pasi kaluan disa vite me konkurrencë të fortë, fitime të ulëta dhe madje edhe çmime abuzive, struktura e re duopole duket se po lejon operatorët të rishikojnë çmimet dhe të përmirësojnë parametrat e tyre financiarë.

Nga Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...