Cakrani: “I kemi paraqitur gjykatës video, pse Rama është personi kyç që duhet të flasë. Janë 150 dëshmitarë, lista e rëndësishme për çështjen”

Publikuar me datë:

Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë të ditur për mediat se gjatë seancës së sotme në GJKKO nuk arritën të paraqisnin prova me dëshmitarë, të cilat do të ishin thelbësore për çështjen.
Cakrani theksoi se kanë dorëzuar video që dëshmojnë se kryeministri Edi Rama luan një rol kyç në disa ngjarje dhe është e nevojshme që ai të thirret si person në dijeni.

“Dënimet që mbështeten në perceptim përfaqësojnë një drejtësi të ndryshme, nga një e kaluar tjetër.
Ne nuk arritëm të paraqesim kërkesat tona dhe të paraqesim provat me dëshmitarë para gjykatës.
Nëse gjykata do t’i pranojë këto prova, ato do të jenë me siguri të rëndësishme. Lista e dëshmitarëve do të fillojë me kryeministrin Edi Rama, që do t’i ofrojë GJKKO dhe Prokurorisë një pamje më të gjerë të situatës.
Do të jenë rreth 150 dëshmitarë, pasi do t’ia paraqesim video materialeve që e identifikojnë Ramën si personin kryesor që duhet të flasë.
Jam i zhgënjyer me gjykatën që nuk lejoi median të xhirojë, dhe arsyet e kësaj besoj se janë të qarta; ata dëshirojnë të fshehin informacione dhe të mos e bëjnë publik procesin,” shprehu Cakrani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related