Bordi i Universitetit të Shkodrës i shtyn pensionin administratorit Mark Molla, vijon në detyrë edhe për një vit

Publikuar me datë:

Bordi i Universitetit të Shkodrës është mbledhur këtë të hënë pas një kërkese të paraqitur nga rektori Tonin Gjuraj, lidhur me statusin e administratorit të universitetit, Mark Molla.

Sipas informacionit, kërkesa lidhej me faktin se administratori i sapozgjedhur ka mbushur moshën e pensionit dhe, për rrjedhojë, duhej të lirohej nga detyra.

Pas mbledhjes, bordi ka vendosur t’i shtyjë me një vit afatin e daljes në pension Mark Mollës, duke i dhënë mundësinë të vijojë ushtrimin e detyrës si administrator i universitetit.

Mark Molla ishte shpallur fitues i garës për postin e administratorit të Universitetit të Shkodrës më 24 prill të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...