“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Publikuar me datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në Instagram të qytetarëve që mbështesin protestën kundër qeverisë.

Bardhi e ka krahasuar situatën në Shqipëri me zhvillimet në Serbi gjatë protestave masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor, sipas tij, censurën për të kufizuar zërat kritikë dhe për të mbuluar dështimet e qeverisë.

Në reagimin e tij, Bardhi shpreh solidaritet me qytetarët që pretendojnë se janë prekur nga bllokimi i llogarive për shkak të qëndrimeve të tyre. Sipas tij, asnjë mekanizëm censure nuk mund ta ndalë të vërtetën dhe bindjen e qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMEMTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës!

Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve kundër qeverisë, po shfaqet sot edhe në Shqipërinë e Edi Ramës.

Sot në Shqipëri janë nën sulm dhe janë bllokuar shumë llogari në Instagram të qytetarëve që po mbështesin aktivisht protestën mbi 3 mujore kundër qeverisë.

Ky është algoritmi i censurës së një Kryeministri që kërkon ta mbulojë dështimin e vet me heshtjen e shoqërisë. T’u mbyllë gojën kundërshtarëve dhe të zhdukë çdo zë kritik nga hapësira publike.

Me metodat e Vuçiçit, Edi Rama nuk e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve se ai është Kryeministri që i ka bërë më shumë keq vendit në gati katër dekada dhe se duhet të largohet.

Solidaritet me çdo qytetar që është goditur për shkak të zërit të tij kritik. Nuk ka algoritëm censure që shpëton një qeveri nga e vërteta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndryshim në drejtimin e NJVKSH Shkodër

Besara Gjurgjej është caktuar në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Jetmir Lumajt. Gjurgjej vjen në këtë pozicion pas një eksperience 22-vjeçare në profesionin e mjekes stomatologe. Ajo do të drejtojë tashmë NJVKSH Shkodër, pas dorëheqjes së Lumajt pak ditë më parë.

Korçë/ Plagoset një person. U qëllua me armë në këmbë. Identifikohet autori

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pak minuta...

Shkodër, nis grumbullimi i orendive të vjetra: Shërbimi do të kryhet çdo të enjte

Divanë të amortizuar, frigoriferë të dalë jashtë përdorimit dhe...