Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zonë. Banorët protestuan këtë të enjte përpara Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa paralajmëruan se pas 12 shtatorit do të jenë çdo ditë në protestë. Banorët thanë se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre, ndërsa kishin një mesazh edhe për kryeministrin Rama.
Banorët e Rrjollit u janë rikthyer protestave për ndërtimin e një resorti në zonë. Këtë të enjte, banorët protestuan para Prokurorisë së Shkodrës dhe theksuan se nuk e ndalojnë protestën deri në vendosjen e drejtësisë. Banorët u shprehën se mbi atë pronë do të ketë vetëm 1 pronar. Ata paralajmëruan se pas 12 shtatorit do të jenë çdo ditë në protestë, teksa do të bllokojnë çdo mjet që hyn në kantierin e Rrjollit.
Banorët hodhën akuza edhe ndaj kryeministrit Rama, duke e sfiduar të shkojë në Rrjoll për të parë përgjigjen që do t’i japin.
Në fillim të këtij viti, banorët e Rrjollit kanë protestuar për disa muaj, teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet e forta me policinë, ndërsa çështja vijon të jetë në gjykatë.

