Besara Gjurgjej është caktuar në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Jetmir Lumajt.
Gjurgjej vjen në këtë pozicion pas një eksperience 22-vjeçare në profesionin e mjekes stomatologe. Ajo do të drejtojë tashmë NJVKSH Shkodër, pas dorëheqjes së Lumajt pak ditë më parë.

