Shkodër, nis grumbullimi i orendive të vjetra: Shërbimi do të kryhet çdo të enjte

Publikuar me datë:

Divanë të amortizuar, frigoriferë të dalë jashtë përdorimit dhe orendi që nuk u duhen më familjeve nuk do të duhet të përfundojnë në rrugë apo pranë kazanëve të mbetjeve.

Bashkia Shkodër ka nisur një shërbim të posaçëm për grumbullimin dhe largimin e sendeve të mëdha të vjetra. Nisma është pritur mirë që në ditën e parë, me banorët që kanë nxjerrë orenditë e tyre në pikat e përcaktuara.

Grumbullimi kryhet çdo të enjte, nga ora 08:00 deri në 12:00. Pas përfundimit të këtij orari, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ndërhyjnë për t’i mbledhur dhe transportuar orenditë nga zonat e banimit.

Qëllimi është të shmanget braktisja e mobilieve dhe pajisjeve të mëdha në hapësirat publike, duke i dhënë qytetarëve një alternativë të rregullt për largimin e tyre.

Bashkia u bën thirrje banorëve që të respektojnë orarin dhe pikat e grumbullimit, pasi funksionimi i shërbimit varet edhe nga bashkëpunimi i tyre.

Një praktikë e organizuar që synon t’i japë fund pamjeve të orendive të hedhura në rrugë dhe pranë kontenierëve, duke kontribuar në një Shkodër më të pastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Messi u largua nga Argjentina, trajneri Skaloni gjen menjëherë pasuesin e fanellës me numër 10

Lionel Mesi vendosi të largohet përfundimisht nga Argjentina. Finalja...

Ndryshim në drejtimin e NJVKSH Shkodër

Besara Gjurgjej është caktuar në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Jetmir Lumajt. Gjurgjej vjen në këtë pozicion pas një eksperience 22-vjeçare në profesionin e mjekes stomatologe. Ajo do të drejtojë tashmë NJVKSH Shkodër, pas dorëheqjes së Lumajt pak ditë më parë.