Bilanc i Policisë Rrugore në Shkodër/ 1018 gjoba e masa administrative dhe 2 të arrestuar

Publikuar me datë:

Policia Rrugore në Shkodër po ushtron kontroll të shtuar në të gjitha rrugët e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe automjete inteligjente për të menaxhuar trafikun dhe parandaluar aksidentet, në kushtet e një fluksi të madh automjetesh gjatë sezonit veror.

Një nga prioritetet kryesore të Policisë Rrugore të Shkodrës mbetet identifikimi dhe ndëshkimi i drejtuesve që përdorin automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, atyre që qarkullojnë pa leje drejtimi, kalojnë kufijtë e shpejtësisë, kryejnë parakalime të pasakta, përdorin celularin gjatë drejtimit, nuk vendosin rripin e sigurimit ose lëvizin me xhama të errësuar.

Gjatë javës së fundit, falë këtij monitorimi të zgjeruar, janë ndaluar dhe arrestuar 2 drejtues mjetesh, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht për akuzën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Brenda të njëjtës periudhë, Policia ka vendosur gjithsej 1018 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, të përmbledhura si më poshtë:
90 masa për parakalime të pasakta;
7 raste të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar;
19 masa të aplikuara për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
71 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
14 masa për përdorim celulari gjatë vozitjes;
27 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse;
10 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
508 masa për parkim ose ndalim të gabuar;
272 masa për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës bën të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke shfrytëzuar teknologji moderne logjistike, me synimin për të përmirësuar nivelin e sigurisë në qarkullim.

Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të japin kontributin e tyre në parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës. U kërkohet qytetarëve të raportojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related