Berlin/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

Publikuar me datë:

Babai i Abdul Ballout, i riu 21-vjeçar i dyshuar për sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka pohuar se djali i tij u indoktrinua për të pranuar ideologjinë e organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Gjatë një interviste dhënë revistës gjermane Der Spiegel, 64-vjeçari që banon në Liban tregoi se vetëm pak orë para ngjarjes kishte biseduar në telefon me të birin.

“Ai më tha se i mungoja dhe se do të donte të ishte me ne në Liban në atë kohë”, rrëfeu ai.

I ati i Balloutit këmbënguli se familja e tyre nuk ka lidhje me ideologjinë e ISIS, duke e theksuar përkatësinë në besimin shiit.

“Ne jemi shiitë, nuk e mbështesim atë. Djali im u radikalizua dhe përqafoi rrymën sunite”, u shpreh ai.

Ndërkohë, hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim e sipër. Policia gjermane ka lëshuar nga ndalimi një shtetas iranian, i cili fillimisht ishte dyshuar se mund të kishte qenë brenda automjetit të përdorur në sulm.

Siç raportoi Der Spiegel, materialet e mbledhura nga hetuesit nuk mbështetën dyshimet ndaj tij, duke bërë që ai të lirohej nga paraburgimi. Megjithatë, autoritetet nuk kanë mundur të konfirmojnë ende nëse Ballout veproi i vetëm apo kishte ndihmës.

Rezultatet e hetimeve tregojnë se Abdul Ballout ishte radikalizuar prej një kohe të gjatë dhe kishte tentuar në disa raste t’i bashkohej ISIS-it. Ai u arrestua në Liban në vitin 2025, ndërsa në maj të vitit 2026, gjykata në Berlin e dënoi me një vit e dhjetë muaj burgim për planifikim të një akti të rëndë dhune ndaj shtetit. Pas kryerjes së dënimit, Ballout u vu nën vëzhgim dhe kishte mundësi të përfshihej në një program kundër radikalizmit.

Sipas hetuesve, Ballout dyshohet se kishte marrë me qira një furgon të bardhë, me të cilin përplasi turmën gjatë Paradës së Krenarisë në parkun Tiergarten. Brenda mjetit, u gjet një telefon celular që, sipas autoriteteve, lidhej drejtëpërdrejt me 21-vjeçarin.

Për shkak të dyshimit se sulmi kishte motiv islamist, dosja e rastit i është dorëzuar Zyrës së Prokurorit Federal të Gjermanisë.

Një grua humbi jetën si pasojë e sulmit, ndërsa 29 persona të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve, Ballout, pas përplasjes me një pemë, doli nga automjeti dhe sulmoi disa kalimtarë me hanxhar, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pasi u arratis, ai u gjet në një kopsht komunitar në lagjen Spandau të Berlinit, ku, gjatë tentativës për arrestim, sulmoi policinë dhe u qëllua për vdekje nga efektivët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të...