Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Publikuar me datë:

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2023, në Shqipëri regjistrohen 129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta të ndotjes së ajrit PM2.5. Ky tregues e pozicionon vendin në vendin e katërt në Europë sa i përket ndikimit shëndetësor nga ndotja e ajrit, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që është 41 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë, niveli i Shqipërisë është trefish më i lartë.

Grimcat PM2.5 përbëjnë një ndër faktorët më të rrezikshëm të ndotjes së ajrit, pasi përmasat e tyre mikroskopike u mundësojnë të depërtojnë thellë në mushkëri. Kjo lidhje njihet për ndikimin në rritjen e rrezikut për vdekje të parakohshme, sëmundje të zemrës dhe probleme të aparatit respirator.

Burimet kryesore të këtyre ndotësve përfshijnë ngrohjen e shtëpive, transportin, aktivitetet industriale, përdorimin e karburanteve me cilësi të ulët dhe djegien e mbetjeve.

Të dhënat vënë në dukje se Ballkani mbetet ndër rajonet me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në Europë, ndërsa vendet nordike shfaqin vlerat më të ulëta. Edhe pse në shumë shtete të Bashkimit Europian janë arritur përmirësime, dallimet mes rajoneve janë ende të theksuara, duke e bërë cilësinë e ajrit një sfidë të madhe për shëndetin publik, përfshirë edhe Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të...