Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga institucioni i kujdesit për fëmijët jetimë në Shkodër.
Në pamjet e publikuara shihen disa fëmijë teksa ngjiten mbi kangjellat e ballkonit të godinës, një situatë që ka ngritur pikëpyetje lidhur me masat e sigurisë dhe kushtet në të cilat strehohen ata.
Duke komentuar videon, Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për gjendjen e këtyre institucioneve, duke deklaruar se “në një narko-diktaturë, shtëpitë e fëmijëve trajtohen si burgje.”

