Berisha: Do e largojmë Ramën me manifestim!

Publikuar me datë:

Një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e PD, kryedemokrati Sali Berisha ka folur mbi situatën brenda kësaj force politike dhe pushtetit aktual.

Gjatë promovimit të librit “Lule Bore”, nga Andi Mustafaj, Berisha e konsidseroi librin si një manifest politik, madje deklaroi se do e transformonte Partinë Demokratike sipas ideve që jepen në libër.

Sipas Berishës, të gjithë demokratët duhet të lexojnë këtë libër si një manifestim për të shkurtuar ditët e regjimit të Ramës.

“Manifesti, siç e quaj unë me shumë të drejtë, paraqet në një mënyrë do të thosha të habitshme, të habitshme për mirë, problemet tona organizative.

Do t’ju them një gjë këtu juve, se këto ditë kam lexuar një raport të hollësishëm, të gjatë të Institutit Republikan Amerikan për Partinë Demokratike.

Ata kanë ardhë, kanë bërë një studim jashtëzakonisht të çmuar. Një mbështetje shumë e madhe për ne. Për çdo demokrat e demokrate. Se si ne duhet të organizohemi, se si ne duhet të funksionojmë, se si ne duhet të digjitalizohemi, se si ne duhet të përcjellim mesazhin dhe të funksionojmë.

Andi Mustafa i kushton një kapitull, absolutisht me të gjitha principet e këtij studimi, dhe ky nuk e ka lexuar atë! Jo se libri ka dalë kohë përpara se të bëhej studimi. Por këtu, ky e ka shkruajtur atë kapitull pikërisht nga angazhimi i madh intelektual dhe demokrat se si duhet të transformohet kjo parti.

Se cilat janë potencialet tona të pamohueshme. Ndaj dhe unë them, çdo demokrat e demokrate, dhe çdo opozitar dhe opozitare duhet ta lexojë këtë libër. 

Për ata që kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë. Kur një demokrat të ndihet luftëtar dhe kur çdo demokrat të ndihet luftëtar absolutisht ditët e këtij regjimi shkurtohen me shpejtësi.  tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...