Belsh/ Zjarr i përmasave të mëdha. Flakët përfshijnë zonën mes Seferanit dhe Merhojës, rrezikohen banesa dhe parcela të mëdha me ullinj

Publikuar me datë:

Një vatër e madhe zjarri ka “shpërthyer” pasditen e sotme në territorin e bashkisë së Belshit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe autoritetet vendore.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:00 flakët janë shfaqur në zonën ku kufizohen fshatrat Seferan dhe Merhojë. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, ato janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj ,shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore.

Nga zjarri janë dëmtuar edhe disa parcela me ullinj, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë, duke rrezikuar seriozisht banesa që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Banorët e zonës janë vënë në alarm, ndërsa po ndjekin me shqetësim zhvillimin e situatës.

Për përballimin e emergjencës janë mobilizuar menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Belsh, strukturat e Emergjencave Civile, punonjës të bashkisë dhe shërbime të tjera në terren. Ekipet po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të temperaturave të larta dhe erës, e cila ndryshon vazhdimisht drejtimin e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e efektivëve zjarrfikës.

Deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë të përqendruara në mbrojtjen e jetës së banorëve dhe të pronave të tyre, si dhe në vënien nën kontroll të zjarrit.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Pas shuarjes së plotë të flakëve, pritet që grupet hetimore dhe ekspertët përkatës të kryejnë verifikimet në terren për të përcaktuar origjinën e tij.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së përfshirë nga zjarri, të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet për çdo vatër të re zjarri, në mënyrë që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë dhe efektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjendje emergjence në Spanjë: Mijëra emigrantë kalojnë me not nga Maroku

Gjatë ditëve të fundit, qindra emigrantë kanë arritur në...

Euro bie sërish, kursi me Lekun prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek po karakterizohet nga presione të...

Ndarja territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale!

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar ndaj propozimit të Partisë...