Belgjika lëshon urdhër arresti për ish-komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos!

Publikuar me datë:

Autoritetet belge kanë lëshuar një urdhër arresti europian për ish-Komisionerin e BE-së për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, në lidhje me skandalin e korrupsionit “Qatargate”.

Avramopoulos, aktualisht deputet në parlamentin grek, akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale të lidhur me rastin e pagesave për ndikim. Hetuesit po shqyrtojnë pagesa rreth 73 mijë euro që ai ka marrë nga organizata joqeveritare Fight Impunity, e themeluar nga Antonio Panzeri, një nga figurat kryesore të Qatargate.

Hetimi për Qatargate nisi në vitin 2022 mbi dyshimet se Katari, së bashku me Mauritaninë dhe Marokun, kanë tentuar të ndikojnë politikanë europianë përmes parave dhe dhuratave.

Ndër figurat kryesore të përfshira janë ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, dhe partneri i saj Francesco Giorgi.

Sipas autoriteteve greke, prokurorët belgë e kishin ftuar Avramopoulos-in të dëshmonte vitin e kaluar, por ai nuk u paraqit.

Ai mohon çdo shkelje, duke deklaruar se puna e tij për Fight Impunity ka qenë e ligjshme, transparente dhe e miratuar nga autoritetet përkatëse. Avramopoulos ka shtuar se nuk do të mbështetet te imuniteti parlamentar dhe dëshiron që çështja të hetohet plotësisht.

Për zbatimin e urdhrit të arrestimit, parlamenti grek duhet të votojë më parë për heqjen e imunitetit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related