Gabriel Jesus është zyrtarisht anëtari më i ri i skuadrës së Barcelonës. Klubi katalanas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Sulmuesi brazilian, i cili transferohet nga Arsenal, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me “blaugranët”.
“Arsenali dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Gabriel Jesus te blaugranët. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë si lojtar i rregullt për tre sezone”, thuhet në deklaratën zyrtare. Sipas marrëveshjes, vlera e transferimit llogaritet në 14 milionë euro.

