Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit gjatë një interviste për Fox News.
“Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë shndërruar në një vend të fuqishëm dhe të respektuar globalisht. Në vijim, ai shtoi se nëse qytetarët amerikanë ndonjëherë do të ndiheshin të lodhur prej tij, do të zhvendosej në Izrael për të kandiduar për kryeministër.
“Nëse njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të lodheshin ndonjëherë prej meje, do të shpërngulesha në Izrael dhe do të bëhesha kryeministër”, u shpreh Trump.
