Aksident në Vaqarr, automjeti përfundon në kanalin pranë rrugës

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vaqarr-it, në Tiranë, pranë Kthesës së Arbënes.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të hapur në anë të saj. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes apo nëse ka persona të lënduar.

Banorët e zonës ngrenë shqetësimin për sigurinë në këtë segment, duke theksuar se kthesa dhe kanali i pambrojtur përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar sigurinë e rrugës dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related