Auron Rrokaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, duke marrë drejtimin e institucionit përgjegjës për administrimin dhe ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit.
Rrokaj vjen në këtë detyrë me një eksperiencë 12-vjeçare në sistemin arkivor shqiptar, ku ka mbajtur pozicione drejtuese dhe inspektuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Gjatë karrierës së tij, ai ka kontribuar në proceset e administrimit, mbrojtjes dhe promovimit të dokumenteve me vlerë historike dhe institucionale.
I diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universiteti i Tiranës dhe i specializuar pranë Universiteti për të Huajt në Peruxha, Rrokaj ka ndërtuar një karrierë të gjerë në administratën publike, diplomaci, arsim dhe shoqërinë civile.
Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i ka uruar suksese në ushtrimin e detyrës së re dhe në përmbushjen e misionit institucional për ruajtjen dhe zhvillimin e fondit arkivor kombëtar.

