Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmitari: Më kërcënojnë, më thonë spiun i SPAK

Publikuar me datë:

Dëshmitari në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, proces i ndarë për atentatin ndaj Arian Ndojës dhe Aleksandër Lahos ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai është personi në tokën e të cilit atentatorët lanë automjetin dhe armët e përdorura në atentain ndaj ish-prokurorit Ndoja.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka shfaqur frikë dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve. Ai ka deklaruar se është dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur nga persona me makina të shtrenjta. Dëshmitari tha se banorët e fshatit e etiketojnë tashmë me emrin “Spiun i SPAK-ut”, ndërsa ka theksuar se do të largohet nga Shqipëria.

“2 nga fëmijët kanë ikur nga Shqipëria, janë jashtë në kamp. Do marr gruan dhe fëmijën tjetër, do largohem edhe unë. Më kanë dhunuar edhe në polici, një ditë tjetër më goditën me levë pas koke. Në fshat më thonë spiun i SPAK-ut, më kanë ndjekur edhe makina të shtrenjta nga pas. Nuk kam siguri këtu, s’kam siguri se mund të ha ndonjë plumb,” tha ai.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...