Astir/ Arrestohet i dyshuari për trafik droge, në pranga djali i Petrit Çakrit

Publikuar me datë:

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga një individ të dyshuar për përfshirje në trafikimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Siciljan Çakri është arrestuar në zonën e Astirit, pasi Policia e Tiranës kishte marrë informacion mbi lëvizjet dhe vendndodhjen e tij, duke mundësuar lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se Siciljan Çakri është i biri i Petrit Çakrit, i cituar më parë si i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Për këtë çështje janë në hetim edhe vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj.

Procedurat hetimore lidhur me rastin janë ende në vijim, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë të dhëna të mëtejshme për akuzat dhe rrethanat që çuan në arrestimin e Siciljan Çakrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç,...

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...

Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 3 vajza

Tre gra janë vënë në rrezik mbytjeje në det...