Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

Publikuar me datë:

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në të gjithë vendin, ndërsa 10 prej tyre mbeten aktive, 2 janë vendosur nën kontroll dhe një vatër është shuar plotësisht.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, operacionet për shuarjen e flakëve po vijojnë nga toka dhe ajri, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme në disa zona.

Situata më e rëndësishme paraqitet në Lurë të Dibrës, ku vijon operacioni me 200 forca bashkiake, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 punonjës policie, 18 vullnetarë, dy mjete zjarrfikëse dhe dy avionë Air Tractor.

Ndërhyrja ka bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në segmentin pranë banesave dhe, sipas autoriteteve, nuk ka aktualisht rrezik për zonat e banuara. Aktiviteti i flakëve vijon edhe në Qafë Helmes, ndërsa në Bulqizë-Selishtë një pjesë e zjarrit është vendosur nën kontroll.

Në Tiranë, operacionet vijojnë në Malin e Dajtit, ku janë angazhuar forca të ADZM-së dhe dy helikopterë të FA-së. Ndërkohë, në Priskë dhe Farkë po punojnë 30 efektivë të MZSH-së me gjashtë mjete. Situata në këtë zonë paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në Krujë, ndërhyrjet nga toka dhe ajri kanë frenuar zjarret në Abaze dhe Zidoll. Në këtë të fundit, pas ndërhyrjes së helikopterit të Forcave të Armatosura, situata është normalizuar dhe ekipet po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrës.

Vatra të tjera po monitorohen dhe trajtohen në Gjirokastër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Në Përmet dhe Qukës, reshjet e shiut kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës, ndërsa zjarri në Paulesh të Peqinit është shuar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes thekson se në zonat e raportuara nuk evidentohen rreziqe për banesat, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin e forcave dhe mjeteve në terren, me fokus mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga...

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç,...

Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 3 vajza

Tre gra janë vënë në rrezik mbytjeje në det...