Peqin/ Digjen 2 hektarë ullishte, dyshohet se u vu qëllimisht

Publikuar me datë:

Një zjarr masiv përfshiu pasditen e 14 gushtit zonën e fshatit Paulesh, në Njësinë Administrative Pajovë të Bashkisë Peqin, duke u shtrirë deri në zonën Paulesh–Vidhasasgjel, në fshatin Vidhasasgjel.

Flakët shpërthyen rreth orës 15:00 dhe mbetën aktive deri në orën 17:50, kur u arrit të kontrolloheshin falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nga bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh dhe Rrogozhinë.

Sipas informacionit të shërbimit zjarrfikës, zjarri preku një sipërfaqe prej afro 3 hektarësh me ullishte, pyll, ferra dhe barishte të egra. Më shumë se 2 hektarë, kryesisht me ullinj dhe barishte, u dogjën nga flakët.

Shuarja e zjarrit mobilizoi 22 zjarrfikës në terren, të cilëve iu bashkuan edhe 4 efektivë policie. Për të frenuar përhapjen e flakëve ndihmuan edhe banorë të zonës.

Forcat zjarrfikëse nga Elbasani, Cërriku, Belshi dhe Rrogozhina u kërkuan për mbështetje, duke kontribuar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe në frenimin e përhapjes së tij.

Hetimet e para tregojnë se “shkaku i zjarrit dyshohet të jetë i qëllimshëm”. Deri në përfundim të operacionit, autoritetet nuk kanë njoftuar për ndalime të personave të dyshuar.

Nuk është raportuar për persona të lënduar dhe ndërhyrja e urgjencës mjekësore nuk ka qenë e nevojshme.

Autoritetet do të vijojnë verifikimet për të përcaktuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me këtë zjarr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kristian Demaj rikthehet te Vllaznia, synon titullin e 14-të kampion

Boksieri shkodran Kristian Demaj është rikthyer në radhët e...

Astir/ Arrestohet i dyshuari për trafik droge, në pranga djali i Petrit Çakrit

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë vënë në...

Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime

Josip Gorrea, kryetari i Bashkisë Divjakë, ka komentuar debatin...

Japoni/ Arrin në 8 numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm

Të paktën tetë persona humbën jetën nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Japoninë lindore të enjten mbrëma, duke shkaktuar përmbytje të rënda, duke ndërprerë transportin dhe duke nxitur urdhrat e evakuimit për më shumë se 400 mijë njerëz, njoftuan sot mediat lokale. Agjencia japoneze e motit lëshoi ​​paralajmërimin e saj më të lartë të nivelit […]