“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

Publikuar me datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paketën e Maleve”, duke e akuzuar për mashtrim dhe propagandë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se platforma e-Albania kundërshton deklaratat e Ramës se shtetasit e huaj nuk mund të përfshihen në këtë paketë.

Sipas tij, një aplikim në e-Albania tregon se ekziston mundësia për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”, duke rrëzuar, sipas tij, pretendimin e kryeministrit.

Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin.

Reagimi i Bardhit:

As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën.

Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve. Platforma zyrtare e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”.

Në video është edhe një dialog me ChatGPT, të cilin Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist.

As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë. Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]