Bie zjarr në Pyllin e Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Publikuar me datë:

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së dielës Pyllin e Sodës në Vlorë, duke prodhuar një sasi të madhe tymi të zi që është shpërndarë mbi një pjesë të konsiderueshme të qytetit.

Raportimet tregojnë se flakët u përhapën në zonën me pisha pranë linjës hekurudhore në Zvërnec. Menjëherë, në vendngjarje mbërritën ekipet zjarrfikëse si dhe Policia, të cilat po punojnë për të vendosur nën kontroll vatrën kryesore të zjarrit.

Shërbimet zjarrfikëse theksojnë se situata paraqitet e ndërlikuar, pasi njëkohësisht janë ndezur edhe disa vatra të tjera në territorin e Vlorës, përfshirë zonën e Dukatit, pranë tunelit të Llogarasë, në Parkun e Mallrave dhe në Triport.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit në Pyllin e Sodës mbeten ende të paqarta, ndërkohë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve vazhdon pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...