Arrestohet në Dhërmi, Granit Pepnika, zhvati 50 mln € me Call Center-at

Publikuar me datë:

Granit Pepnikaj, i konsideruar si lider i rrjetit të call centerave në Tiranë, është arrestuar me akuzën e përfshirjes në një skemë të madhe mashtrimi kompjuterik dhe pastrimi parash.

Arrestimi i tij u realizua në kompleksin “Olea Residence” në Dhërmi, falë një operacioni të menaxhuar nga Policia e Vlorës.

Ky aksion u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet austriake, të cilat kanë qenë të angazhuara në zbardhjen e një skeme të sofistikuar mashtrimi, e cila dyshohet se ka operuar nën petkun e kompanive legjitime.

Siç tregon Prokuroria e Posaçme (SPAK), këto struktura kanë mashtruar qytetarët në vende të Bashkimit Europian, ndërsa përfitimet e dyshuara kapin shifrën e 50 milionë eurove.

Përgjatë hetimeve dyvjeçare, është zbuluar një rrjet i organizuar që përdorte call center-a për të realizuar mashtrime financiare.

Më parë, Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Pepnikajn, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e këtij hetimi.

Ai dyshohet për veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave, me një urdhër arresti të lëshuar pas identifikimit të tij si një nga figurat kryesore të grupit.

Nga hetimet, ka rezultuar se Pepnikaj kishte në pronësi 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Gama Media Communication”, e cila ishte themeluar në vitin 2021 së bashku me partnerin e tij Jurgen Mela.

Kompania, sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, kishte pezulluar aktivitetin pas një periudhe prej rreth 8 muajsh e gjysmë funksionimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...